Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti nis takimin me Kos
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Pas takimit do të kenë konferencë të përbashkët për media, në orën 10:45, sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, raporton KosovaPress.
Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.
Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve - presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendit, më 6 mars meqenëse ky organ shtetëror nuk ia doli ta zgjedh kryetarin e shtetit, një ditë me herët, kur ishte afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë.
Kjo vizitë i bie të realizohet tri javë para zgjedhjeve të reja që mbahen në Kosovë, më 7 qershor.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.