Kurti në Kuvend: Eliot Engel, zëri i Kosovës në ditët më të vështira
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti në Kuvend: Eliot Engel, zëri i Kosovës në ditët më të vështira
kurit
24/04/2026 - 10:59
Linku u kopjua

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë, ku një vend të veçantë e zë Eliot Engel, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në seancën përkujtimore të Kuvendit në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, tha se Eliot Engel u bë zëri i Kosovës në kohët më të vështira për vendin.

“Kongresisti Eliot Engel, miku i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti, nuk hezitoi asnjëherë të ngriste zërin në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të pozicionohej në anën e drejtë të historisë. Për më tepër, ai avokoi dhe u angazhua pa kursyer që të drejtat të triumfojnë... Ai nuk u kursye asnjëherë në angazhimin e tij duke e ngritur dhe avokuar për mbrojtjen e çështjes sonë në institucionet më të larta amerikane. Për më shumë se tri dekada, Engel ishte një shërbyes i qytetarëve amerikanë dhe përfaqësues i fuqishëm për të drejtat e njeriut kudo në botë dhe sidomos për ne... Në kohët më të vështira për shqiptarët, Engel u bë zëri që nuk e kishim dhe u bë kongresisti ynë dhe i tillë do të mbetet për gjithmonë... Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë, ku një vend të veçantë e zë Eliot Engel”, tha ai. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026