Kurti në Istog, viziton familjet e evakuura
Lexohet për: 2 min.
kurti-dreje
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti mëngjesin e sotëm (e premte) ka qëndruar në Istog, saktësisht në fshatin Drejë, ku ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë prej mbrëmë (e enjte) në operacion për të ndihmuar banorët, shtëpitë e të cilëve janë bllokuar.

KosovaPress ka raportuar deri në mesnatë nga fshati Drejë në operacionin e evakuimit të banorëve nga FSK të cilët ishin bllokuar.

Kurti, që ishte i shoqëruar edhe nga ministrat Mehaj dhe Krasniqi, e që u prit nga kryetari i Istogut, Ilir Ferati, shkuan në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istogu duke vizituar dy familje të evakuara nga Zallqi: Arton dhe Luljeta Jahajn me katër fëmijë të vegjël, dhe, Avdi e Floreta Jahajn me dy fëmijë të vegjël.

“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk kemi qytetarë të vdekur e as të lënduar. Edhe Klina, Peja e Gjakova, sikurse edhe Mitrovica, Skenderaj e Podujeva kanë pësuar dëme. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime duke i ndihmuar e mbështetur ata”, shkroi Kurti në Facebook.

Shefi i ekzekutivit dha edhe arsyet e përmbytjeve në vendin tonë.

“Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, prerja ilegale e pyjeve ndër vite dhe mungesa e projekteve të pyllëzimit, sistemet jo adekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, si dhe ndryshimet klimatike globale i kanë lehtësuar, shpejtuar e shpeshtuar përmbytjet e vendbanimeve nga vërshimet”, përfundoi Kurti.

https://kosovapress.com/fsk-evakuon-banoret-e-fshatit-dreje-te-istogut/
https://kosovapress.com/ferati-sasite-e-ujit-jane-te-medha-dhe-levizja-e-ujit-eshte-me-shpejtesi-te-madhe/
https://kosovapress.com/12-familje-ne-fshatin-dreje-te-istogut-kane-mbetur-te-bllokuara-pas-te-reshurave/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025