Kurti në Hardh Fest, shijon prodhimet vendore
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në festivalin tashmë të njohur ndërkombëtarisht “Hardh Fest”, i cili po mbahet në Rahovec.

Ai fillimisht ka marrë pjesë në aktivitetin e orës poetike, e njohur si “Hardh ora poetike Xhevdet Bajra”.

Pas kësaj, Kurti ka vizituar prodhuesit vendorë të cilët kanë ekspozuar produktet e tyre.

Kjo është dita e tretë e edicionit të sivjetmë të “Hardh Fest”, ngjarje kjo që për tri ditë me radhë ka sjellur aktivitete të ndryshme për vizitorët si dhe ka promovuar rrushin dhe produktet e tjera vendore.

Përveç aktiviteteve të shumta, Hardh Fest edhe sivjet ka sjellur në Rahovec artistë me famë botërore.

“Prek n’Rrush, shijo n’ven” është slogani që po e shoqëron këtë vit festivalin me program tejet të pasur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024