Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
AlbinKurti Greqii
07/07/2026 - 16:09
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI, që po mbahet në Greqi me temën “Achilles’ Wrath and Cassandra’s Warning - Empowering Democracy and Taming Power” (Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës - Fuqizimi i demokracisë dhe zbutja e pushtetit).

Sipas Kurtit, në simpozium po marrin pjesë diplomatë, aktivistë, zyrtarë shtetesh, akademikë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe studiues, të cilët po diskutojnë, sipas modelit Chatham House Rule, për çështje të rëndësishme të politikës globale, përfshirë paqen, sigurinë, sfidat ndaj demokracisë, luftërat, krizat dhe ndikimin e inteligjencës artificiale.

Kurti ishte pjesë e panelit “Frontline democracies - The Balkans, Ukraine and more: What complacent older democracies must learn from societies still fighting, every day, for democratic European space”, ku foli për sfidat me të cilat përballen demokracitë në Ballkan, Ukrainë dhe rajone të tjera.

Ai theksoi se Evropa fillon në shtëpinë e secilit shtet dhe përfundon në vijat e frontit të luftës në Ukrainë, duke shtuar se zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian dëshmon se periferia nuk është aty për t’u grabitur.

Në fjalën e tij, Kurti tha gjithashtu se bota nuk po përballet me një përplasje të jashtme civilizimesh, por me një përplasje të brendshme mes ndërgjegjes dhe reaksionit.

Duke folur për regjimet autoritare, ai u shpreh se autokratët duhet të konsiderohen si "njerëz të lindur në shekullin e gabuar", ndërsa tendencat paramoderne për monarki merkantiliste, sipas tij, nuk mund të triumfojnë mbi republikën demokratike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026