Kurti në Gjermani për konferencën e PES
Lexohet për: 1 min.
Albin Kurti
7 muaj më parë
Linku u kopjua


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë ku do të merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) "Qëndrojmë bashkë - për Evropën tonë". Konferenca e radhës e PES organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive simotra për zgjedhjet evropiane të qershorit. Partia e Socialistëve Evropianë (PES) bashkon partitë socialiste, socialdemokrate, punëtore dhe demokratike nga i gjithë Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia. Së bashku me 33 parti anëtare të plota dhe 13 parti të asociuara dhe 16 vëzhguese, PES lufton për një Evropë më të mirë dhe më progresive. Kjo parti është themeluar në vitin 1992 dhe aktualisht drejtohet nga Stefan Löfven.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024