Kurti në Ferizaj: PDK dhe LDK nuk janë ndryshimi por janë ndryshku
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Kurti në Ferizaj: PDK dhe LDK nuk janë ndryshimi por janë ndryshku
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një tubimi në Ferizaj ka folur për dy subjektet politike Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se janë bërë si njëra tjetra.

Sipas Kurtit qytetarët do ta vazhdojnë ndryshimin me Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se PDK e LDK nuk janë ndryshimi por “ndryshku”.

“Këta të LDK-së janë ba si PDK-ja, pare edhe reklamë, e kundërta e Rugovës. E këta të PDK-së janë ba si LDK-ja, pacifista edhe të hutuar, e kundërta e UÇK-së. Pra PDK-ja janë bërë si LDK-ja, e LDK-ja janë bërë si PDK-ja. E sa më shumë që bëjnë gara për vendin e dytë qaq më shumë të njëjta po bëhen sepse ndryshimi është Vetëvendosja sepse ajo që është ndryshe është Lëvizja jonë sepse ndryshimi ka ndodh më 14 shkurt 2021 sepse ndryshimi vazhdon sepse ndryshimi forcohet më 9 shkurt 2025 dhe sepse PDK e LDK, LDK e PDK nuk janë ndryshimi por janë ndryshku I cili mbaroi e shkoi”, ka thënë Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025