Kurti nderon dëshmorin Agron Rrahmani në 26-vjetorin e rënies
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendosi lule të freskëta në nderim të dëshmorit Agron Rrahmani, në 26-vjetorin e rënies heroike në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Kurti ka thënë se brenda gjashtë ditësh gjatë majit 1998, rezistenca e armatosur për çlirimin e Kosovës mori goditje të rënda nga humbja e Bahri Fazliut, më 7 maj, Ilir Konushevcit 9 maj dhe Agron Rrahmani më 12 maj.

“Lavdi dëshmorit Agron Rrahmani, i rënë për lirinë e Kosovës bashkë me shokët dëshmorë, Bahri Fazliun dhe Ilir Konushevcin,” tha kryeministri Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024