Kurti nderon Adem Demaçin: Mandela i shqiptarëve dhe i Evropës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti nderon Adem Demaçin: Mandela i shqiptarëve dhe i Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.
Kurti e ka cilësuar Demaçin si “sinonim të qëndresës dhe rezistencës” ndaj pushtetit shtypës jugosllav e serb mbi shqiptarët, duke thënë se ai me të drejtë është “Mandela i shqiptarëve dhe i Evropës”.
“Adem Demaçi është shembulli i pathyeshmërisë dhe përjetësisë. Ai u rrit, mbajti 28 vjet burg dhe vazhdoi jetën pa u lëkundur asnjëherë nga rruga dhe idealet që kishte nisur”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, vuajtjet e Demaçit u kthyen në forcë dhe rezistencë, ndërsa vepra e tij mbetet e pavdekshme.
“Baca Adem është ndarë fizikisht nga jeta, por veprimtaria e tij vijon të na frymëzojë e orientojë të gjithë neve. Lavdi jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit dhe gjithë trashëgimisë së tij politike, kulturore dhe historike”, ka përfunduar Kurti.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.