Kryeministri Albin Kurti tha se rezistenca dhe sakrifica e familjes Jashari shënon kthesën kyçe të historisë së Kosovës. Ai theksoi se kur Serbia e goditi familjen heroike, mendoi se po shuan luftën çlirimtare. Kështu deklaroi ai në fillim të mbledhjes së qeverisë, ku veç tjerash përmendi datat e shënuara gjatë këtij muaji.
Shefi i ekzekutivit para kabinetit qeveritar tha se marsi shënon muajin e rezistencës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së. Kurti tha se muaji mars nis me rezistencën dhe heroizmin, e më pas vazhdon me vuajtjen dhe sakrificën dhe përfundon me ndihmën e aleatëve e miqve ndërkombëtare.
Pjesë e agjendës shtetërore, Kurti shtoi se është edhe manifestimi për nder të përvjetorit të demonstratës studentore në vitit 1881. Shefi i ekzekutivit përmendi edhe ditën e mësuesit, ku tha se të japësh mësim është një ndër thirrjet më fisnike në jetë.
Kryeministri Albin Kurti tha se marsi është edhe muaji i shenjtë i Ramazanit, e që sipas tij, sjellë përkrahje dhe bashkim me ata që janë më së shumti në nevojë. /Sh.Pajaziti