Kurti: Me qeverinë tonë përfundon epoka e institucioneve ilegale të Serbisë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Kurti Llabjan
6 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me qeverinë e tij "përfundon epoka e institucioneve ilegale të Serbisë të Kosovë”.

Kurti në një tubim në Llabjan të Artanës tha se të tjerët para tij në pushtet, “e patën bërë Kosovën copë-copë”.

"Ata tjerët e patën bërë Kosovën, si buxhet e si territor e si institucione copë-copë. Ata edhe vetë janë copë-copë. Mos u merrni me ata fare...përfundimisht me qeverisjen tonë ka marrë fund ajo teza që është e mundshme edhe pazari me strukturat e Serbisë edhe puna për Republikën e Kosovës. Nuk është e mundshme edhe pazari me strukturat e Serbisë edhe angazhimi për shtetin e pavarur. Këto dy gjëra e përjashtojnë njëra-tjetrën. Populli ynë e ka një shprehje shumë të mirë thotë 'ai që mundohet me i mbajt dy kunguj nën një sqetull e ka edhe një kungull tjetër mbi qafë", deklaroi Kurti.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se kanë bërë shumë që të luftojnë grupet kriminale të Serbisë në Kosovë.

"Në Kosovën e pavarur kanë operuar 28 komuna paralele dhe 5 qarqe të tyre. Me qeverinë tonë përfundon epoka e komunave e institucioneve ilegale të Serbisë në Republikën e Kosovës, e para dhjetë ditësh kemi mbyllur komunat paralele të Serbisë për Lipjan, Obiliq, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novëbërdë ketu, Artanë, Kamenicë...sa shumë struktura ilegale e sa shume qarqe kriminale kish pasur të dashur qytetarë të Artanës, sa që nganjëherë të krijohet përshtypja qe me shumë ka pasur ilegale, paralele e kriminale se këso shtetërore, zyrtare", shtoi ai në Llabjan.

Kandidatja për deputete, Albulena Haxhiu tha se gjatë këtij viti do të jetësohet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në tubimin në Llabjan ajo tha se presin që 300 mijë gra e vajza të dalin te votojnë ne zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025