Kurti mbledh kabinetin për hartimin e programit qeverisës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti mbledh kabinetin për hartimin e programit qeverisës
652657062_1482596093234113_7700765598993495670_n
14/03/2026 - 14:16
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria ka nisur një takim të përbashkët dyditor të kabinetit qeveritar, me qëllim hartimin e programit të ri qeverisës për mandatin aktual.

Kurti theksoi se në zgjedhjet e dhjetorit 2025 qytetarët i kanë dhënë qeverisë një besim të madh, të cilin, sipas tij, ekzekutivi synon ta shndërrojë në siguri dhe mirëqenie për vendin.

Ai bëri të ditur se takimi i kabinetit do të shërbejë për të përkthyer zotimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore dhe ekspozenë e prezantuar para deputetëve në një program të detajuar qeverisës.

Sipas Kurtit, zotimet e dhëna do të shndërrohen në plane konkrete me projekte, objektiva dhe strategji, të cilat do të realizohen përmes punës së përditshme gjatë këtij mandati qeverisës.

Kryeministri theksoi se angazhimi për të mirën e përgjithshme, interesin publik, zhvillimin ekonomik, barazinë, si dhe integritetin dhe dinjitetin shtetëror do të mbeten prioritetet kryesore të qeverisë së tij gjatë qeverisjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026