Kurti kujton foshnjën 6 jave Diturije Deliu: Të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për masakrën në Abri të Epërme dhe të mbijetuarën Diturije Deliu, e cila në atë kohë i kishte gjashtë javë dhe do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të.
Kurti ka shkruar ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998.
“I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes. Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë. E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së. I kishte vetëm 95 ditë. Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore. I përjetshëm është kujtimi për të. Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ai.