Kurti kritikon gjyqtarët në ditën e Fitër Bajramit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
albin kurti ne bik
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me rastin e vizitës në Bashkësinë Islame, gjatë diskutimeve me myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, ka folur edhe për fenomenin e vrasjeve në Kosovë që janë rritur në numër javëve të fundit.

Ai ka thënë se në gjykimet e këtyre rasteve në Kosovë, ka gjyqtarë që në proces nuk shohin faktet, por “qehret” e palëve.

"Sa i përket gjyqtarëve, nga përvojat që kemi dhe informacionet që marrim, ka jo pak gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë nuk bazohen te provat materiale dhe dëshmitë e tjera në proces por edhe në qehret e palëve, e nuk mund të ndash drejtësi nëse në momentet vendimtare ua shikon qehret palëve.  Pra kush është aty më i fuqishëm, kush është më agresiv e të shohësh ta gjesh njëfarë mesi. Drejtësia e gjyqtarit nuk është mesi midis palëve, atë e bën ndërmjetësuesi në negociata", ka thënë Kurti.

Ndryshe, në dy javët e fundit, Kosova u trondit nga 4 vrasje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025