Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova për herë të parë pas përfundimit të luftës , do të ketë strategji për drejtësi tranzicionale, e cila do të adresojë plagët e së kaluarës dhe do të ndërtojë një të ardhme më të drejtë për të gjithë qytetarët e vendit.
Në mbledhjen e qeverisë, kreu i ekzekutivit, ka thënë se miratimi i kësaj strategjie është vetëm hapi parë për t’i realizuar përpjekjet e tyre.
Kurti tha se në mbledhje të Qeverisë erdhi pas takimit me diplomatin amerikan, Wiliam Walker, për të cilin tha se është mik i madh i Kosovës, duke shtuar se Walker ishte ai që ngriti zërin për padrejtësitë dhe mizoritë që po ndodhnin në vendin tonë në kohën e luftës.
Kurti gjithashtu njoftoi se aktivitetet për nder të 25-vjetorit të Çlirimit do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.