Kurti: Kosova krenare me Distrinë e madhe
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova fitoi sot medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kryeministri Albin Kurti ka uruar xhudisten kosovare për suksesin e madh.

“Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet shtet i xhudos. Të faleminderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep”, ka shkruar ai në Facebook.

Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje - të parën për 39 sekonda, të dytën 66 sekonda dhe të tretën 6 minuta e 10 sekonda, 2:10 sekonda në vazhdimin Golden Score.

Kjo është medalja e dytë olimpike për Distrinë (28), pasi ajo u stolis me të artën në  Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024