Kurti: Insistimi ynë është zbatimi i plotë dhe pa kushte i marrëveshjes
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se takimi i sotëm me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ishte vazhdim i takimit të zhvilluar më 2 maj në Bruksel. Kurti tha se insistimi i tyre është që të zbatohet marrëveshja në përpikëri.

Ai u shpreh tani janë të interesuar që të bashkëpunojnë për ta shkruar bashkë më tutje një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vetëmenaxhimit, siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar.

https://kosovapress.com/admin/lajcak-mund-te-kemi-normalizim-apo-konfrontim-duam-te-fokusohemi-te-normalizimi/

Kurti tha para mediave se synimi është që duhet të ketë implementim të plotë dhe sa më të shpejtë të marrëveshjes.

“Institimi ynë është ajo që jemi dakorduar, pra zbatim i plotë, i përpikët i secilit nen pa vonesa e pa kushte. Ne e dimë që pala tjetër ka bërë deklarat se marrëveshjen nuk e pranon me përmbajtje, por vetëm me koncept dhe se zbatimi i saj ka kufizime. Për neve këto janë të papranueshëm dhe për neve ishte e rëndësishëm që ta konfirmojmë me emisiarin Lajçak që marrëveshja është ajo me 11 nene nga 27 shkurti në Bruksel dhe me 12 pika aneksi i zbatimit. Tash jemi të interesuar që të bashkëpunojmë për ta shkruar bashkë më tej një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekut të vetëmenaxhimit siç e sheh neni 7 i marrëveshjes së dakorduar, duke mos e anashkaluar edhe nenin 10.", tha Kurti.

https://kosovapress.com/admin/kurti-pas-takimit-me-lajcakun-be-ta-mbaje-serbine-pergjegjese-per-shkeljet-e-marreveshjes/?preview_id=439999&preview_nonce=debe7b7090&preview=true&_thumbnail_id=440000

I pyetur nëse Kosova është në rrugën e normalizmit apo të konfliktit, ai tha se vendi është në rrugën e një normalizimi të plotë, i cili arrihet pikërisht me njohjen reciproke në qendër.

Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkonjufca-nese-dialogu-e-ka-cmimin-e-shkaterrimit-te-kosoves-atehere-mirupafshim/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024