Kurti informon QUINT-in mbi rregulloren e BQK-së për euron në Kosovë nga 1 shkurti
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, takuan sot ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog. 

Në një komunikatë për media thuhet se takimi ishte i rregullt dhe kishte për qëllim informimin, diskutimin dhe koordinimin mbi tema të ndryshme aktuale. 

Vendos BQK: Nga 1 shkurti, pagesat në Kosovë do të kryhen veç me euro • KosovaPress

Ndër çështje kryesore diskutimi ishte Rregullorja e Bankës Qendrore që pritet hyjë në fuqi nga 1 shkurti, me theks të veçantë neni 35 i saj, i cili përcakton se valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro, si valutë e vetme sipas nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës.

​Ndalimi i dinarit serb, buxheti i Kosovës do të ketë përfitime • KosovaPress

Kurti në takim theksoi rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe njëherësh respektimin e autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024