Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se hapja e Urës mbi lumin Ibër është liri e lëvizjes dhe liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë e po ashtu edhe në Bashkimin Evropian.
Këto komente kryeministri Kurti i bëri në mbledhjen e Qeverisë.
“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë si p.sh., trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.