Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka komentuar protestën e mbajtur sot në Mitrovicë të Veriut.
Kurti për këtë protestë e cila përfundoi pa asnjë incident ka falënderuar institucionet e sigurisë që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj.
Ai ka ftuar bashkëqytetarët e komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit.
“Për shumë gjatë Ura e Mitrovicës mbi Ibër na ka mbajtur në distancë. Asaj padrejtësisht i është dhënë epiteti i ndasisë dhe marrëdhënieve jonormale. Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, tha Kurti.