Kurti falënderues që Pema Olimpike tashmë gjendet edhe në oborrin e Qeverisë së Kosovës
Lexohet për: 2 min.
1-Kurti (Pema Olimpike)
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e vazhdoi sot traditën e shënimit të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit, ku ndër të pranishmit ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit u shënua me mbjelljen e Pemës Olimpike, e cila kësaj radhe u mboll në oborrin e Qeverisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

Kurti tha se mbjellja e Pemës Olimpike u bë në prag të Lojërave Olimpike, ku pesë xhudistë dhe një boksiere do ta përfaqësojnë Kosovën, e të cilëve iu uroi suksese.

Më tej, Kurti u shpreh falënderues që Pema Olimpike tashmë gjendet edhe në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se edhe pse simbolike, Pema Olimpike ka një domethënie shumë të madhe

Pema Olimpike u mboll në oborrin e Qeverisë së Kosovës për Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit, e cila u shënua edhe me aktivitet sportive në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë. Pema u mboll nga kryeministri Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi. /A.Arifi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025