Kurti: Edhe një iniciativë e konkretizuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se çështja e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë është aktuale dhe permanente deri në zgjidhjen e saj.

Pas anëtarësimit të Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Kurti ka thënë se kjo është edhe një iniciativë e konkretizuar për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Sot, derisa përkujtojmë Masakrën e Rahovecit, nga e cila ende i kemi 11 persona të zhdukur, përkujtojmë më të dashurit e familjeve të shumta të popullit tonë të cilët u rrëmbyen e zhduken me forcë nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që Serbia ua rrëmbeu edhe kufomat, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të kryera gjatë luftës”, ka shkruar Kurti.

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti kanë dorëzuar instrumentet e aderimit të Kosovës në ICMP, që është e vetmja organizatë ndërkombëtare e ngarkuar për të punuar me çështjen e personave të zhdukur.

“Çështja e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë është një çështje aktuale dhe permanente deri në zgjidhjen e plotë të saj. Ky anëtarësim është edhe një iniciativë e konkretizuar, për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Kurti në një postim në Facebook.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
50
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024