Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar boksieren kosovare Donjeta Sadiku për triumfin e saj në turneun prestigjioz “Strandja”, duke e cilësuar këtë sukses si vazhdimësi të traditës së lavdishme të boksit kosovar, në gjurmët e Mehmet Bogujevci, fitues i medaljes së artë po në këtë turne në vitin 1977.
Sadiku mposhti kampionen e botës nga Brazili, Rebeca Santos de Lima, në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke fituar kështu medaljen e artë në edicionin e 77-të të turneut. Ajo shkëlqeu gjatë gjithë turneut me fitore ndaj boksiereve cilësore nga Çekia, Ukraina dhe Egjipti.
“Nën udhëheqjen e trajneres Marjola Sallauka, Donjeta ka shfaqur një teknikë të përkryer dhe përgatitje të jashtëzakonshme në finale e madhe kur mundi kampionen e botës dhe gjatë të gjitha ndeshjeve” – deklaroi Kurti.
“Ky sukses konfirmon Sadikun, si një nga emrat më të mëdhenj të boksit kosovar dhe një trashëgimtare dinjitoze, të traditës së kampionëve si Bogujevci, duke përfaqësuar me krenari Kosova në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti në fund.