Kurti dhe Kristersson flasin për aplikimin e Kosovës në KiE dhe BE
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson zhvilluan një takim bilateral, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin suedez për progresin e arritur në sundimin e ligjit dhe për indikatorët ekonomikë dhe demokratik që dëshmohen edhe nga raportet e organizatave ndërkombëtare, përfshirë raportin e BE-së për vendin.

Sipas komunikatës së Qeverisë, folën për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian, dhe për rëndësinë e integrimit të mëtejmë të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

 Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen ndër vite dhe të vazhdueshme të Suedisë për Kosovën dhe për ndihmën ndaj institucioneve dhe shoqërisë së Kosovës përmes projekteve të ndryshme të financuara nga Ambasada e Suedisë në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024