Kurti dhe Gashani vendosin gurthemelin e stadiumit "Ferki Aliu" në Vushtrri
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti dhe Gashani vendosin gurthemelin e stadiumit "Ferki Aliu" në Vushtrri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, kanë vendosur sot gurthemelin për zgjerimin dhe renovimin e stadiumit të qytetit “Ferki Aliu” në Vushtrri.
Ky projekt madhor kap vlerën e 4.6 milionë eurove, investim ky i tëri nga Ministria e Sportit, i cili do ta shndërrojë këtë arenë në një stadium modern të kategorisë së UEFA-s.
Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej mbi 4 mijë ulësesh, me tribuna të mbuluara në të katër anët e tij.
Ky investim vlerësohet si një hap jetik për zhvillimin e sportit vendor dhe krijimin e kushteve kulmore për sportistët, klubet dhe tifozët vushtrrias.
Gjatë kësaj ceremonie, krerët shtetërorë kanë shfrytëzuar rastin për ta përgëzuar edhe klubin e FC Vushtrrisë për suksesin e madh të arritur së fundmi – rikthimin e tyre në elitën e futbollit kosovar, në Superligë.
KosovaPress