Kurti dhe ambasadori i Suedisë flasin për zgjedhjet që pritet të mbahen në veri
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ku kanë diskutuar edhe për çështjet aktuale, përfshirë dialogun dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës.

Duke biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, kryeministri Kurti dhe ambasadori Westerlund, theks i dhanë diskutimit rreth Odes Ekonomike Nordike në Kosovë të themeluar po këtë vit, dhe mundësive për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Sipas një kounikate të Qeverisë, ata folën edhe për procesin e integrimeve evropiane dhe zgjerimin në dritën e takimeve me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Athinë, ku u bisedua për Planin për Zhvillim të Bashkimit Evropian dhe fjalimin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili në Forumin Strategjik të Bledit bëri thirrje që viti 2030 të synohet si afati deri kur BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të gatshëm për zgjerim dhe anëtarësim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024