Kurti dëshiron më shumë bashkëpunim ushtarak Kosovë - Mbretëri e Bashkuar
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti dëshiron më shumë bashkëpunim ushtarak Kosovë - Mbretëri e Bashkuar
kurti angli
10/04/2026 - 12:45
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Republika e Kosovës dëshiron të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë ushtarak dhe të mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë kontekst, ai ka përmendur bashkëpunimin në fusha specifike, si bashkëzbarkimet, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Kurti ka shfaqur këto aspirata gjatë një darke që për të shtroi ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Vernon Coaker, në “Naval and Military Club”, në Londër.

Kjo ngjarje ishte pjesë e vizitës zyrtare që numri një i qeverisë së Kosovës po zhvillon në Mbretërinë e Bashkuar.

“Gjatë darkës, kryeministri Kurti e falënderoi Lordin Coaker për mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke përmendur në veçanti: ndihmën ndaj refugjatëve, rolin e Gjeneralit Michael Jackson në çlirim (komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë), si dhe pas luftës në shtet-ndërtim, zhvillim dhe integrim”, thuhet në një njoftim të qeverisë, përcjellë KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026