Kurti-Colangeli diskutojnë për projektet në zbatim të BERZH-it në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
3.11.2023 ZKM (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, kanë pritur sot në takim drejtorin për Rajonin e Ballkanit Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Matteo Colangeli.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit me theks në fushën e mjedisit, energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës energjetike.

Kurti veçoi rëndësinë e projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës jo vetëm për lidhjen ndërmjet dy vendeve, por edhe për Rrjetin e Transportit Trans-Evropian.

Ai falënderoi BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve të  Kosovës dhe zhvillimin e projekteve, si dhe shprehu falënderimin e tij për rritjen e përfshirjes së kësaj Banke në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme si forca shtytëse për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

BERZH dhe BE mbështesin mbi 150 NVM në Kosovë për të përmirësuar konkurrueshmërinë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025