Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Kurti nënvizoi se çështja me e rëndësishme dhe urgjente sot është siguria për Kosovën dhe ndëshkimi për Serbinë.
Derisa foli të martën në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) për Procesin e Berlinit, Kurti tha se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal dhe as anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa planifikon aneksimin e territorit të Kosovës.
Sipas tij, pas sulmit terrorist në veri në asnjë forum apo samit ndërkombëtar nuk duhet të vazhdohet sikur asgjë nuk ka ndodhur, por duhet të dënohet dhe ndëshkohet sjellja e Serbia.
Dy javë para samitit të radhës të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë, Kurti tha se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe reciprocitetit të palëve.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Vitin e kaluar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë miratuar tri marrëveshje, ku përfshihet liria e lëvizjes në rajon, njohja e kualifikimit të arsimit të lartë në rajon si dhe njohja e kualifikime profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve./E.Zeqiri/