Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se për barazinë gjinore është bërë përparim i madh në qendrat kryesore, por nevoja për më shumë barazi gjinore është në zonat rurale. Këto komente shefi i ekzekutivit kosovar i bëri në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas i organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me temën Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë”, që po zhvillohet në Prishtinë.
Kurti tha se nuk mund të ketë demokraci pa barazi gjinore, ndërsa theksoi se demokracia ndërtohet mbi pluralizimin politik, sundimin e ligjit dhe barazinë gjinore.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpreh se ai zhvillon takime të shumta me serbët lokalë, por me kërkesë të tyre nuk i bënë publike pasi menjëherë pas publikimit të këtyre takimeve kanë pësuar hakmarrjet nga ana e strukturave paralele të Serbisë.
Ai përmendi takimet që kishte zhvilluar me dy familje në Istog, për të cilat tha se menjëherë ka pësuar hakmarrja nga Beogradi.
I pyetur për diskriminimin që kalojnë personat e verbër, Kurti tha se Qeveria e Kosovës në vitin 2022 ka bërë hapa e ka marrë masa si askush tjetër më herët për personat e verbër në vend. /B.Ibishi/