Kurti-Balakrishnan diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Singapor
Lajme
Lexohet për: 1 min.
26.9.2024 ZKM (2)
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar sot në Nju Jork shefin e diplomacisë së Singaporit, Vivian Balakrishnan, me të cilin ka diskutuar mbi ngritjen e shkëmbimeve tregtare, ekonomike, kulturore dhe përvojave ndërmjet dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe rreth Nismës së Kombit të Mençur të Singaporit, që synon transformimin e vendit përmes integrimit të teknologjisë digjitale dhe themelimit të Fondit Sovran në Kosovë që do të forcojë ndërmarrjet publike duke i shndërruar në korporata të fuqishme që do t’i kontribuojnë zhvillimit ekonomik.

Kurti falënderoi Balakrishnan për mbështetjen e deritanishme dhe theksoi rolin e rëndësishëm që Singapori mund të luajë në zgjerimin e bashkëpunimit dhe raporteve të Kosovës me vendet e Azisë juglindore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024