Kurti-Bajra diskutojnë për zhvillimet në Fondin e Kursimeve Pensionale
Lexohet për: 1 min.
18.11.2023 ZKM (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan sot kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra, me të cilin kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe Fondin e Kursimeve Pensionale.

Në një komunikatë për media thuhet se në takim, po ashtu, u diskutua edhe për planet e bordit të ri për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit. 

Kurti me këtë rast u shpreh i gatshëm të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit dhe ekonominë e vendit.

Propozohen pesë kandidatë për anëtarë të Bordit në Trust - KosovaPress

Opozita dhe ekspertët thonë se ka tkurrje të punësimit - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024