Kurti: 232 plumba shkrepi UNMIK-u kur u vranë Arbeni e Moni
Lexohet për: 1 min.
330360221_501850612119629_8051108167998252431_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, kanë bërë homazhe me dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra.

Kryeministri Albin Kurti tha se me të drejtë e kritikuam paketën e Ahtisarit.

“Dhjetëra mijëra qytetarë, e në ballë të tyre ishte baca Adem. 232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë. Ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë, vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme. Një javë para demonstratave tona, u patë publikuar pako e Ahtisarit. Kurrë nuk ka qenë me diskutueshme nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike. Kosova ka nevojë për më shumë demokraci. Serbia është në panik. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme", ka thënë Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024