Kurti: 100 bursa për nxënësit e komunitetit rom
Lexohet për: 1 min.
KURTI
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit Albin Kurti këtë të mërkurë ka takuar komuniteti rom, për të cilët ka thënë se në strategjinë e Qeverisë së Kosovës është duke u punuar që të rritet barazia dhe përfaqësimi i këtij komuniteti.

Sipas Kurtit, këtë vit për komunitetin rom do të ndahen 100 bursa për studime dhe praktika.

“Promovimin dhe punësimin e komunitetit rom dhe ashkalinje, do kërkojmë të bëhet mbledhja e të dhënave e secilit….. 100 bursa për nxënësit e komunitetit rom për të studiuar sivjet kemi programin për 100 praktikantë, do ta kemi një konferencë, ku do të diskutojmë për arritshmërit e tyre, gjatë verës do të hapet zyra për komunitete, e cili ka 1.5 milionë euro për grante, për organizatat joqeveritare të komuniteti rom dhe mediave, bashkëpunimi me juve shpresoj që ta kemi edhe më tutje, që të kemi barazi dhe të njëjtë për të gjithë”, ka thënë Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025