Qyteti i lashtë romak i Pompeit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1997, u ”varros” nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit dhe në fillim të shekullit III perandori Alexander Severus (i cili mbretëroi midis viteve 222 dhe 235) u përpoq ta kthente atë në dritë, por projekti u braktis për shkak të shtresës së trashë të hirit dhe lapilit, shkruan focus.it.
Shumë shekuj më vonë, midis viteve 1594 dhe 1600, gjatë ndërtimit të një kanali uji, disa punëtorë gjetën mbetje ndërtesash, mbishkrime dhe monedha të epokës romake.
Gërmimet aktuale filluan në 1748 me urdhër të Charles of Bourbon (mbret i Napolit nga 1734 deri në 1759).
Megjithatë, këto hetime fillestare ishin joshkencore.Më pas, në shekullin XIX, Carolina Bonaparte, motra e Napoleonit dhe gruaja e Gioacchino Muratit (të cilit iu besua udhëheqja e Mbretërisë së Napolit në 1808) dhe një dashamirëse e madhe e arkeologjisë, përshpejtoi punën e gërmimit dhe u bënë të mundura zbulime të rëndësishme.
Carolina Bonaparte ishte e pasionuar pas arkeologjisë dhe i mori me shumë seriozitet gërmimet.