Kur do të thirret seanca konstituive e Kuvendit, flasin nga Presidenca
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kuvendi i Kosoves
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nisur rrjedha e afateve ligjore për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

Bekim Kupina, këshilltar për Media pranë Presidencës, ka konfirmuar për KosovaPress, se seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues.

“Seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të thirret nga presidentja Osmani brenda afatit kushtetues”, ka thënë Kupina.

Presidentja Osmani në afat prej 30 ditëve prej certifikimit të rezultateve mund të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit për dhënien e betimit të deputetëve.

Certifikimi i zgjedhjeve, nis afati ligjor për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit • KosovaPress

Në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 42.30 për qind, pasojnë Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind, Lista Serbe 4.26 për qind.

A do të japin dorëheqje pas certifikimit të rezultateve, deklarohet Kurti • KosovaPress

Ky rezultat ia siguron Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PDK-së 24 deputetë, LDK-së 20 deputetë, koalicionit AAK-Nisma 8 deputetë si dhe komunitet jo shumicë 20 deputetë.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të formojë e vetme qeverinë. PDK-ja, LDK-ja e koalicioni AAK-NISMA janë shprehur kundër çdo koalicioni të mundshëm qeverisës me partinë fituese, teksa kanë kërkuar që ekzekutivi i ri të formohet nga këto tri parti. Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja do të jetë pjesë e një qeverie të mundshme vetëm nëse kësaj partie i jepet posti i kryeministrit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025