Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e së martës seancën e dytë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin në stërvitje nuk ishin vetëm Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami. Të dy lojtarët do të bashkohen në mbrëmje me skuadrën në hotelin ku qëndrojnë të grumbulluar.
Në seancën stërvitore u bashkuan me grupin edhe Elhan Kastrati, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci. I pranishëm ishte edhe Mirlind Daku, por futbollisti u stërvit vetëm në palestër për shkak të lodhjes gjatë udhëtimit për në Tiranë.
Ndeshja e parë e nëntorit Shqipëri – Çeki, do të luhet të shtunën më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.