Kupa e Kosovës/Prishtina në gjysmëfinale, nevojiten vazhdimet mes Dukagjinit e Dritës
Kampioni aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina e ka siguruar biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare, pasi e eliminoi skuadrën e Trepçës ’89.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi”, në Lipjan, Prishtina e mposhti me rezultat të thellë 5:1 skuadrën e Trepçës ’89, raporton KosovaPress.
Golat për Prishtinën i shënuan Kryeziu (minuta e 8’), Muja (minuta e 25’), Pefqeli (minuta e 40’), Hyseni (minuta e 44’) dhe Jashari (minuta e 82’), kurse golin e nderit te Trepça ’89 e shënoi Egzon Fazliu në minutën e 72’.
Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Dritës, tek e cila rezultati është i barabartë 0:0 dhe tani nevojiten vazhdimet për ta përcaktuar fituesin.
Prishtina tani kalon në gjysmëfinale, kurse mbetet të shihet se kush do të jetë gjysmëfinalisti i radhës mes Dukagjinit dhe Dritës.
Rezultatet finale:
Prishtina 5:1 KF Trepça ‘89
Dukagjini 0:0 Drita (ndeshja shkon në vazhdime)