Kanë përfunduar tre nga katër ndeshjet e programit të sotëm të Kupës së Kosovës, ku vetëm njëra prej tyre shkon në vazhdime.
Skuadrat si Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria kanë siguruar biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare, raporton KosovaPress.
Golat e fitores për Prishtinën i shënuan Kushtrim Uka nga penalltia në minutën e 45+3’ dhe Genc Hamiti që e vulosi rezultatin final 2:0 në minutën e 59’ të ndeshjes.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Gjilani, i cili si mysafirë e shkatërroi Trepçën ’89 me rezultat të thellë 5:1.
Fitore sot regjistroi edhe Vushtrria, e cila e eliminoi Beharin me rezultat minimal 1:0.
Ndërkaq, ndeshja mes Llapit dhe Malishevës ka përfunduar pa fitues, me rezultat të barabartë 2:2, dhe tani do të nevojiten vazhdimet, ndoshta edhe penalltitë për ta caktuar skuadrën që vazhdon në gjysmëfinale.
Prishtina 2:0 Ballkani
Trepça ’89 1:5 Gjilani
Llapi 2:2 Malisheva (Ndeshja shkon në vazhdime)