Kupa e Amerikës: Uruguai e shkel Bolivinë
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Uruguait e ka nisur furishëm fazën e grupeve të Kupës së Amerikës, ku sot në orët e hershme të mëngjesit regjistroi fitoren e dytë në këto kualifikuese.

Në ndeshjen që u zhvillua në “MetLife Stadium” të East Rutherford të New Jerseyt, Uruguai e mposhti Bolivinë me rezultat të thellë 5:0, raporton KosovaPress.

Golat për uruguaianët i shënuan Facundo Pellistri (minuta e 8’), Darwin Nunez (minuta e 21’), Maximiliano Araujo (minuta e 77’), Federico Valverde (minuta e 81’) dhe Rodrigo Bentancur (minuta e 89’).

Me pikët e reja, Uruguai ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e parë në Grupin C, krahas Bolivisë që zë vendin e fundit me asnjë pikë.

Rezultati final, 5:0 në favor të Uruguait.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024