Kundërshtari ia kërkon fanellën Nadalit (VIDEO)
Lexohet për: 2 min.
Rafael Nadal
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Rafael Nadal vazhdon të bëjë përshtypje të mira si brenda dhe jashtë fushës në moshën 38-vjeçare. Në fillim të qershorit, Rafael Nadal do të shpresojë të jetë ende i përfshirë në turneun në Roland Garros , i cili do të jetë afër fundit në atë kohë.

Më pas Nadal do të mbushë moshën 38 vjeç, gjë që e gjen atë duke luajtur tenis imponues, edhe pse fiziku i tij i jep gjithnjë e më shumë sinjale se ai duhet të përshpejtojë tërheqjen e tij nga tenisi.

Tenisti nga Manacor kaloi në fazën e 16-të të turneut ATP Masters 1000 në Madrid, pas fitores ndaj numrit 91 të ATP-së, argjentinasit Pedro Cachin, përcjellë KosovaPress.

Në përshëndetjen pas përfundimit të ndeshjes, argjentinasi Cachin i tha Nadalit: “Është një ëndërr e realizuar për mua. Nuk e di se cili është protokolli, por a mund të më japësh një fanellë, të lutem?” e pyeti Cachin Nadalin.

Rafael Nadal i ka dhuruar pastaj atij një fanellë loje në dhomat e zhveshjes dhe Pedro Cachin ka publikuar një foto të saj në rrjetet sociale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024