Një kullë mesjetare në qytetin italian të Bolonjës është mbyllur për vizitorët për shkak të frikës së shembjes, shkruan BBC.
Autoritetet kanë filluar ndërtimin e një gardhi pesë metra të lartë rreth kullës Garisenda të shekullit të 12-të për të mbajtur mbeturinat në rast shembjeje.
Qyteti njoftoi se situata është "shumë shqetësuese". Kulla Garisenda është një nga dy kullat që dominojnë horizontin e Bolonjës.
Kulla tjetër Asinelli, është rreth dy herë më e lartë dhe gjithashtu anon, megjithëse jo në të njëjtën masë, dhe është kryesisht e hapur për t'u ngjitur nga vizitorët.
Garisenda ishte mbyllur tashmë në tetor, pasi sensorët regjistruan ndryshime në pjerrësinë e kullës dhe një inspektim përcaktoi përkeqësimin e materialeve në themele.
Autoritetet e Bolonjës nisën të ashtuquajturat plani i mbrojtjes civile për ruajtjen e kullës dhe tha se këto punime "përfaqësojnë fazën e parë të sigurimit të kullës.
Ata njoftuan gjithashtu vendosjen e një rrjete metalike kundër rënies së gurëve në fund të kullës. Ndërtimi i barrierës do të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm dhe pritet që kulla dhe sheshi përreth të qëndrojnë të mbyllura për disa vite deri në rinovimin.
Autoritetet vlerësojnë se gardhi do të kushtojë 4.3 milionë euro dhe kanë nisur një fushatë në internet për të financuar rinovimin.