Kuleta digjitale dhe linja të reja autobusi, si po tentohet transformimi i transportit në Prishtinë
Dëgjoje me zë...
Kuleta digjitale dhe linja të reja autobusi, si po tentohet transformimi i transportit në Prishtinë
Banorët e lagjeve Arbëri, Taslixhe, Velani, Lagjja e Bledit, Qëndresa, NIC, Priami dhe Qershia do të kenë akses në transportin publik urban TRIP, transporti i ri i Prishtinës, i cili sjell linja të reja që më parë nuk kanë pasur.
Ky projekt është një reformë e gjatë, që tani po hyn në fazën finale.
Një tjetër risi për qytetarët është edhe kuleta digjitale, një aplikacion që u mundëson përdoruesve të transportit publik të paguajnë biletën pa pasur nevojë për para në dorë.
Muajin e parë të përdorimit, pagesa është falas.
Përveç TRIP-it, Komuna e Prishtinës po punon edhe në projektin TRIM, transportin e ri metropolitan, i cili përfshin Podujevën, Obiliqin, Fushë Kosovën, Lipjanin dhe Graçanicën.
Ndërkohë, pritet që të vijnë edhe 30 autobusë të rijnë për trafikun urban dhe flota do të rritet mbi 170 autobusë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.