Edhe zyrtarisht Edvin Kuc nuk është më lojtar i Ballkanit. Kampioni i Kosovës në futboll e konfirmoi sot largimin e tij nga klubi.
Pas njoftimit nga Ballkani, nuk mungoi edhe përshëndetja në “Facebook” nga Kuc, ku u shpreh falënderues për afro gjashtë vitet e kaluara me klubin, raporton KosovaPress.
“Pas gati gjashtë vitesh, ka ardhur momenti për t’i thënë lamtumirën klubit të dashur. Jam krenar që jam pjesë e historisë së këtij klubi. Unë largohem me kokën lart, sepse fitova gjithçka me klubin që më dha gjithçka.
Kam fituar shumë trofe, por për mua trofeu më i vlefshëm janë miqtë që kam takuar, miq pa të cilët nuk do të kisha arritur të arrija asnjë sukses! Faleminderit të gjithëve nga zemra, ju uroj shumë suksese në të ardhmen! Kapiteni juaj Edvin Kuc!”, shkroi Kuc në “Facebook”.