Kualifikimet drejt Evropianit Euro 2022 U17/Kosova mposhtet edhe nga Polonia
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Polonisë në kuadër të grupmoshave U17, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2022 U17.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, “Dardanët” e rinj janë mposhtur si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultati i pari e zhbllokoi sulmuesi i Hannoverit, Elton Krasniqi, i cili kalon Kosovën në epërsi prej 1:0 në minutën e 30’.

Golin e barazimit për Poloninë e shënoi Kacper Smiglewski, i cili shënon në minutën e 59’ për 1:1, kurse golin e tre pikëve për polakët dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Kacper Terlecki, i cili në minutën e 85’ ia siguron kombëtares së tij fitoren me rezultat final 2:1.

Me pikët e reja, Polonia ngjitet në vendin e dytë në Grupin 6 në kuotën e gjashtë pikëve, krahas Kosovës që zë vendin e fundit në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Polonisë U17.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024