Kualifikimet drejt Evropianit Euro 2022/Kosova U17 pëson humbje nga Italia U17
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 ka pësuar humbje sot si mysafire e Italisë U17, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 U17.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Italia e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Kombëtaren e Kosovës në kuadër të grupmoshave U17, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për “Azzurët” e rinj e shënoi sulmuesi Alessandro Bolzan, i cili me golin e tij në minutën e 75’ ia siguron fitoren 1:0 italianëve.

Me pikët e reja, Italia zë vendin e parë në Grupin 6 me gjashtë pikë të arkëtuara, krahas “Dardanëve” të rinj që renditen në vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Italisë U17.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024