Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 17:00 kanë mbërritur të dhëna për daljen e votuesve për zgjedhjet presidenciale nga 2 mijë e 040 vendvotimeve, ku kanë votuar 42.32 për qind, ndërsa dalja për zgjedhjet parlamentare deri në këtë kohë është 46.93 për qind. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se dalja më e madhe për momentin për zgjedhjet presidenciale është në Novaci ndërsa më e ulëta në Likovë. Po ashtu kanë mbërritur të dhëna për jehonën e votuesve për zgjedhjet parlamentare nga 1 mijë e 920 vendvotime. Nga gjithsej 1.003.459 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 470.950 qytetarë, ose 46.93 për qind. Dalja më e lartë është në Krivogashtan – 79.73 për qind, ndërsa më e ulëta në Mavrovë dhe Rostushë - 22.93 për qind. Në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2020 ka rritje 8.15 për qind. Dalja sipas njësive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare: Njësia Zgjedhore 1 - 53.22 për qind, Njësia Zgjedhore 2 - 41.83 për qind, Njësia Zgjedhore 3 - 51.49 për qind, Njësia Zgjedhore 4 - 48.49 për qind, Njësia Zgjedhore 5 – 47.45, Njësia Zgjedhore 6 - 34.71 për qind. Dashtevski ka folur edhe për numrin e ankesave të parashtruara deri më tash në komisionin që ai drejton. /KosovaPress
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.