Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sërish hodhi poshtë propozimin e Rusisë për të diskutuar sulmet ajrore të NATO-s ndaj Serbisë 25 vjet më parë, të cilat parandaluan spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga ish-regjimi i drejtuar nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq.
Pas diskutimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, rendi i ditës u hodh në votim - gjashtë vota pro, zero kundër dhe nëntë abstenime. Kështu, rendi i ditës nuk u miratua, pasi nuk mori një numër të mjaftueshëm votash, tha kryesuesi. Përfaqësuesi i Francës deklaroi se KS i OKB-së ka autoritetin të merret me çështjet e cenimit të sigurisë kombëtare, por nuk është një forum për çështje historike, duke u bërë kështu thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mos e mbështesin propozimin rus.