Kryeziu tregon nëse Kurti do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka folur për komunikimin e kryeministrit Albin Kurti me mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
I pyetur se a ka ndonjë plan konkret për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së, Kryeziu ka thënë për Tëvë1, se kryeministri Kurti e ka zgjedhur si metodë realizimin e një bisede virtuale nëpërmjet Zoom-it me mbrojtjen e të akuzuarve atje.
“Kjo ka qenë forma të cilën kryeministri Kurti e ka përzgjedhur për të shprehur interesimin e tij me atë se çfarë po ndodh atje. Në anën tjetër, ju e dini që është kryeparlamentari ynë, Konjufca që i ka vizituar në kuadër të një arsyeshmërie fortë logjike si kreu i Kuvendit, pasi që Gjykata Speciale si rezultat është produkt, prodhim i Kuvendit dhe i ka dhënë një intervistë pas vizitës së tij dhe i ka dhënë përshtypjet e tij”, tha ai.
Kryeziu tha se kryeministri dhe kryeparlamentari i kanë zgjedhur metodat e tyre për t’u interesuar se çfarë po ndodh në Gjykatën Speciale.