Kryetarja e Komisionit për media i reagon Kurtit pas akuzave në Kuvend
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryetarja e Komisionit për media i reagon Kurtit pas akuzave në Kuvend
Arian Musliu Shoshi1234
02/04/2026 - 15:12
Linku u kopjua

Kryetarja e Komisionit parlamentar për media, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj kritikave të kryeministrit Albin Kurti për mediat.

Ajo tha se deklaratat e Kurtit për mediat në seancën e sotme të Kuvendit “nuk janë asgjë më pak sesa një përpjekje e rrezikshme për të delegjitimuar fjalën e lirë dhe për të frikësuar zërat kritikë në vend”.

Kur Kryeministri flet për ‘thasë parash’, për ‘argatë të brendshëm’ dhe për ‘ndikime të fshehta’, pa ofruar asnjë fakt konkret dhe pa ndjekur rrugë institucionale, ai nuk po mbron demokracinë, por po ndërton një narrativë të rrezikshme kundër mediave. Kjo nuk është transparencë. Ky është presion politik i maskuar si shqetësim etik”, shkroi ajo në rrjetin social Facebook.

Ajo tha se, si kryetare e Komisionit për Media, e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe potencialisht të dëmshme për klimën demokratike në vend.

“Si kryetare e Komisionit për Media, e konsideroj këtë gjuhë të papranueshme dhe potencialisht të dëmshme për klimën demokratike në vend. Mediat nuk mund të vendosen nën hijen e dyshimeve të përgjithësuara, sepse kjo krijon një ambient frike dhe autocensure. Po, transparenca është e domosdoshme. Po, pavarësia duhet të mbrohet. Por ajo nuk mbrohet duke hedhur akuza të paargumentuara ndaj të gjithëve. Ajo mbrohet duke forcuar institucionet, duke respektuar lirinë editoriale dhe duke mos përdorur pushtetin për të ndikuar narrativën publike. Demokracia nuk mbrohet duke sulmuar mediat. Demokracia mbrohet duke i lënë ato të lira edhe kur janë kritike ndaj pushtetit”, përfundoi ajo.

Kurti në seancën e sotme të Kuvendit tha se qytetarët përmes dezinformimit po manipulohen, duke përmendur “raportimet për thasët me para”./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026